• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Aktivitetet pranverore

30 maj, 2018 – gjatë muajit maj, mësimdhënëset Gordana Tomeska dhe Suzana Vejseli realizuan aktivitetet interkulturore si pjesë e seksionit Eko të realizuar me nxënësit. Temat ditore të aktiviteteve ishin: ylberi, rroba pranverore, lulet e majit dhe pranë lumit. Si rezultat i aktiviteteve, nxënësit së bashku me mësueset organizuan një ekspozitë me të gjitha punimet nga punëtoritë kreative dhe aktivitetet e integruara jashtëmësimore. Prindërit me krenari morën pjesë në ekspozitën e punimeve të përgatitura nga nxënësit.